Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion përpara Qeverisë së Kosovës, ku i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i “largoj konservatorët prej partisë”.
PSD-ja tha se ankesat e Kurtit se nuk po e dëgjojnë deputetët nuk janë bindëse, nëse sipas tyre, vet Kurti është i heshtur para tyre.
“Për më tepër që ne e dimë disiplinën brenda partisë tuaj kur prekën kornizat politike. Apo mbase kjo është shenjë se si mbështjellësi politik e ideologjik i juaji ka material konservator tashmë, dhe ruajtuja e asaj çfarë keni arritur është synimi, përtej kauzave”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Më tej, PSD-ja tha se propozimi i ligjeve, por braktisja e debatit publik për ato, lë të kuptojnë se Kurti po rritet duke mirëmbajtur dhe shpesh, sipas tyre, ushqyer rryma të dëmshme për shoqërinë dhe gratë në veçanti.
“Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë”, shkroi PSD-ja para qeverisë.