Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtyhet seanca ndaj Berishës dhe Malltezit, mbahet më 12 mars

GJKKO ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin shqiptar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, të cilët kërkuan heqje të masës së sigurisë dhe gjyqi i radhës u vendos të mbahet të martën më 12 mars.

Avokati Genc Gjokutaj, tha se është depozituar akti i ekspertimit i cili provon se procedura ka qenë në rregull.

“Akti i ekspertimit shpjegon nga fillimi në fund të gjithë ecurinë të Jamarbër Malltezi, janë të shpjeguara në kohë të gjitha, të gjitha llogaritë, akti i ekspertimit është depozituar i jep përfundimisht përgjigje për Malltezin dhe më pas edhe bashkëpunimit siç pretendohet me zotin Berisha siç pretendon Spak. Kjo është një çështje sa absurde, absurdi o më shumë kohë për t’u shpjeguar. Duam të provojmë që procedura qenë në rregull, nuk ka elementë korruptiv, nuk ka asnjë element të krijojë dyshimin se kemi të bëjmë me elementë të këtyre veprave. Shtyrja ishte si rrjedhojë kërkesës sonë. GJJKO feston në ditë zyrtare jo në ditë festash”, tha avokati.

Sipas atyre që thonë avokatët, s’ka vepër penale dhe as rrezik, prandaj sipas tyre duhen zbutur masat.

Ata gjithashtu sërish kërkuan largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja, raporton Top Channel,