Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Sebi e Presidencës”, gruaja shembull për Vjosa Osmanin

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i kushtoi rreshta admirmi, një gruaje të presidencës.

Ajo quhet Sebi e cila siç ka shkruar Osmani, jep kontributin e saj që nga koha kur punonte në Rezidencën e presidentit historik, Ibrahim Rugova në Velani, e pastaj edhe në institucionin e Presidencës.

Krah saj në një fotografi, presidentja ka treguar se sot ka kaluar çaste me Sebin, të cilën e ka quajtur një grua shembull, dhe inspirim për ata që e njohin.

Më poshtë postimi i plotë:

Sebi e Presidencës!

Shembull i profesionalizmit, kolegialitetit, i mirësjelljes dhe respektit.

Prej më shumë se tri dekadash, Sebi jep kontributin e saj që nga koha kur punonte në Rezidencën e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova në Velani, pastaj edhe në institucionin e Presidencës, ku është e angazhuar aktualisht, Sebi po shënon ditë pas dite histori së bashku më institucionin e Presidencës duke u shndërruar në sinonim të punës me dinjitet e integritet në shërbim të vendit.

Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me shumë ëndje kalova disa çaste me Sebin për të biseduar me të e për të mësuar nga ajo, sepse në njerëz të tillë mishërohen edhe vlerat me të cilat krenohet shoqëria jonë dhe historia e grave të vendit tonë.

Një grua e jashtëzakonshme, një inspirim për ne në Presidencë dhe për ata që e njohin.