Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Mbahet mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet

 
   

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar ka marrë një sërë vendimesh.

Ajo me këtë rast ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Po ashtu, ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në përbërje:

Xheladin Krasniqi, ushtrues detyre i sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, kryesues; Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, anëtare; Anita Kalanderi, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Taulant Balaj, udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, anëtar dhe Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar.