Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka marrë dy vendime.
Në mbledhje, qeveria e ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik.
Ndërsa, vendimin e dytë, qeveria e mori për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv për Agjencinë Antidoping.
“Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:
Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;
Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në njoftim.