Një qytetar në qytetin e Mlladenovcit është parë sot duke hip përmes shkallëve në një reklamë me figurën e presidentit të Serbisë, ku ka shkruar në serbisht edhe anglisht “Vuçiç më i keqi”, “hajn” dhe anglisht “Vuçiç is the worst“, ka shkruar “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Ai në anën e djathtë të figurës ka shkruar fjalën hajn dhe ka vizatuar shigjetën duke treguar për kënd thuhet ajo fjalë.
Qytetarë të tjerë kanë bërë xhirim të këtij veprimi dhe ai është shpërndarë dhe komentuar nga shumë rrjete sociale, personi kishte të veshur uniformën e punëtorit dhe kishte një laps me ngjyrë të verdhë me vete.
Ky xhirim ka bërë bujë në Instangram dhe ka marr shumë shikime edhe komente nga m të ndryshmet pro edhe kundër, shkruan “Nova”.
Ai ka shkruar se “Vuçiç është më i keqi” edhe serbisht edhe anglisht dhe fjalën hajn me shigjetë që tregon se bëhet fjalë për Vuçiçin.
Në xhirim poshtë shkallëve shihet polici që priste “punëtorin” që shkarraviti figurën e Vuçiç , për ta legjitimuar dhe marr në pyetje.