Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të merr përgjegjësinë për sa i përket cështjes së 24 hektarëve tokë që po kërkohet t’i regjistrohet Manastirit të Deçanit.
Ai ka thënë që Kurti nuk duhet që ta bartë fajin tek të tjerët por të marrë vet përgjegjësi.
“Si në shumë tema të tjera, Kurti mundohet me i ikë përgjegjësiosë pra me e bartë fajin tek të tjerët. Është mirë t’i del përballë këtij vendimi si i takon një Qeverie jo të fshehet , por ta bartë përgjegjësinë. Komuna e Deçanit është mjaft e dëmtume edhe ashtu”, ka thënë ai, për gazetën Demos.