Aferdita Nimani-Maloku, ish-ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se për Ditën e Gruas ka marrë dhuratë një armë nga i vëllai i saj.
Nimani-Maloku kujtoi se këtë dhuratë e kishte marrë gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, e për të cilën tha se ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme.
“Ka qenë motiv i madh festa e 8 dhe 7 marsit, dita e mësuesit që të jemi më të forta”.
Ajo tregoi se lulet i kanë marrë një pyll.
“Lulet i kanë marrë në pyll, dhe t’u ka dhuruar dhe ndoshta një armë në vend të një luleje, ka pasë raste të illa, prej vëllait e kam armën, prej shokut një lule”, u shpreh Nimani-Maloku në Edicionin Special.
“Ka qenë një ndjenjë e jashtëazakonshme, nuk ka pasë vend kurrë frika, vetëm krenari dhe force”.