Kosova më në fund është liruar nga izolimi. Më 1 janar të këtij viti qytetarëve të Kosovës i është mundësuar liberalizimi i vizve.
Por, një shqetësim tjetër ka dalë mbi sipërfaqe, vizat për qyetarët serbë që jetojnë në Kosovë!
Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë, Matjazh Nemec, synon që vendimi për heqjen e regjimit të vizave të miratohet në prill, para se të shpërndahet PE-ja në prag të zgjedhjeve të qershorit.
Profesori dhe njëherit jursiti, Muhamet Kelmendi ka thënë se pranimi i pasaportave ilegale serbe në emër të Republikës është gabim i madh dhe padrejtësi e madhe që i bëhet Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian.
“Në kuadër të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, nga disa shtete të Këshilli i Evopian, me propozimin e tyre, si përkrahës të Serbisë, është kërkuar që t’i njihen pasaportat qytetarëve serb të lëshuara nga institucionet paralele serbe në Kosovë. Me këto pasaporta po tentohet që të përfitojnë qytetarët e tyre të drejtën për të udhëtuar pa viza në vendet e Shengenit. Pranimi i këtyre pasaportave ilegale serbe në emër të Republikës është gabim i madh dhe padrejtësi e madhe që i bëhet Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Dokumentat ilegale janë të pavlerë juridike kudo në botë. Nuk mund të udhëtohet me to”, thotë ai.
Sipas tij, Serbia qytetarëve të saj ka të drejtë tu lëshojë pasaporta të rregullat, por ata qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë kanë të drejtë të kenë edhe shtetësi të Kosovës dhe që mund të zgjedh sepse personi nuk ka të drejtë të ketë dy pasaporta udhëtimi.
“Natyrisht se shteti serb ka mundësi, qytetarëve që janë shtetas të Serbisë, tua lëshoj pasaportat e rregullta legale dhe me to mund të lëvizin lirshëm. Por, qytetari që jeton në Kosovë, me vullnet e fiton edhe shtetësinë serbe dhe pajiset me pasaport të rregulltë serb. Mirëpo, ky qytetar, ka të drejtë, pasi jeton në Kosovë, të ketë edhe shtetësi të Kosovës. Me këtë akt juridik fiton të drejten edhe në pasaport të Kosovës. Aktualisht pranohet në shumë shtete dy shtetësia. Këtej edhe e drejta për të përzgjedhur pasaportën që dëshiron. Nuk ka të drejtë në dy pasaporta udhëtimi. Pasaportat ilegale nuk futen në këtë rregull që po aplikohet shumë”, shpejgon profesori.
Në fund, shprehet frikën se në këtë mënyrë mund edhe të mohohet shteti i Kosovës dhe këtë gjë duhet luftuar dhe nuk duhet lejuar që të futet asnjë dokumnet ilegal në Kosovë.
“Qytetarët serb të Kosovës, nëse e kanë edhe shtetësinë serbe, iu ipet pasaporta e rregullt serbe. Shteti i Kosovës nuk mund të ndalon këtë.
Ka mundësi dhe kërkohet nga Republika e Kosoves t’i lufton të gjitha dokumentet ilegale. Përdorimi i tyre është vepër penale dhe e dënueshme me ligj. Këto pasaporta janë të drejtuara në përcaktimin e Kosovës. Nëpër ato pasaporta jo të rregullta shkruan Republika e Serbisë. Qëndron në to edhe komuna serbe, shtetësia serbe dhe kështu mohohet shteti i Kosovës. Këtë duhet luftuar. Organet ilegale serbe që veprojnë në Kosovë bëjnë vepër penale të sanksionuar me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Këto organe duhet të ndiqen. Pasaportat dhe dokumentet ilegale serbe të konfiskohen në kufijtë e Kosovës dhe brenda vendit. Asnjë dokument ilegal nuk duhet lejuar”, përfundon ai.