Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj ndalimin një orësh të Sami Lushtakut nga hetuesit e Prokurorit të Specializuar.
Ai ka kërkuar reagimin e shtetit ndaj këtyre veprimeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se nuk duhet të ndiqen njerëzit e UÇK-së në këtë mënyrë.
“A ka more shtet në këtë vend? Qysh ndiqen ditë e natë njerëzit në këtë mënyrë? Phuuu”, ka shkruar Kajtazi.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, pas intervistimit dhe pas konfiskimit të telefonit është liruar.