Dy muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva, u rikthye në Gjykatën e Lezhës.
I bindur se nuk ka lidhje me krimin, 28-vjeçari përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes kërkon lirinë.
Por pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.
Portugezi Ruben Saraiva, u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.
Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje.
Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.