Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës, Vuçiq i reagon Kurtit

 
   

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se peticioni për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka njoftuar se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak do të vijë në Beograd më 15 mars.

“Peticioni i shkarkimin e kryetarëve në Veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim.

I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd me 15 mars dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë planifikon Kurti”, tha Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd.