Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak javën e ardhshme vizitë në Serbi, kjo është tema e diskutimit

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të premtë do të shkojë për vizitë në Beograd.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se Lajçak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars.

Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e largimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

 

Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese.