Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blerim Latifi përqesh Princin Leka: U sulmua nga bashkëshortja dhe babai i saj, si mos me qenë nipi i Mbretit Zog

 
   

Analisti Blerim Latifi në një postim të tij në Facebook ka komentuar videon e publikuar pak ditë më parë nga Princi Leka, derisa sulmohej nga ish bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj.

Latifi thotë se derisa Mbreti Zog kishte mbi vete barrën e 600 gjaqeve, Princi Leka duket sikur mos me qenë nipi i tij.

Postimi i plotë:

Lajmi i fundit nga Shqipëria: Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij dhe babai i saj; bëhet për spital.

Eh, qysh nuk iu ndanë kurrë hasmëritë Derës së Zogollëve! 🤣 Qysh nga atentatori amater, Beqir Valteri, e deri me sot.

Bernd J.Fisher në librin e tij të shkelqyeshëm “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri” thotë se Zogu kishte mbi vete barrën e rreth 600 gjaqeve. Ndërkaq, nga videoja që pamë ky Leka junior si mos me qenë nipi i tij.🤣