Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Shtatë fruta të thata që ndihmojnë kujtesën

Ndërsa shumë persona kanë probleme me harresën, neurologët këshillojnë konsumimin e disa frutave të thata që ndihmojnë kundër harresës

I pari që rekomandohet është bademi pasi ka shumë vlera ushqyese. Kjo arrore mbron trurin nga stresi oksidativ.

E dyta frutë është arra indiane, pasi përmban sasi të magnezit që mbron trurin nga humbja e kujtesës. Kjo arrore ndihmon kundër harresës duke aktivizuar qelizat që janë përgjegjëse për të mbajtur disponimin në nivelin e duhur.

E treta në listë është hurma e cila përmban fibra natyrale të ëmbla. Ajo rregullon për të mirë funksionimin e trurit dhe ka shumë vlera ushqyese.

E katërta në radhë është lajthia, pasi ajo ka sasi të bollshme të vitaminës B1, yndyra të shëndetshme dhe antioksidant, vlera këto që sigurojnë funksionim të mirë të trurit.

I pesti është fëstëku, i cili po ashtu është i mbushur me vlera ushqyese si antioksidant, yndyra të shëndetshme dhe vitaminë B6.

I gjashti është rrushi i thatë, i cili ndihmon memorien pasi ka vlera të shumta ushqyese si hekuri e kaliumi.

E shtata është arra, e cila përmban acidin yndyror omega3, i cili mbështet funksionimin e aftësive njohëse të trurit.