Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bardhi lë shtëpinë, Sara bën deklaratën e papritur: Nëse kjo situatë shkon siç kam menduar, unë nuk do të hesht…

Vëllai i Bardhit, Petriti, ka hyrë në shtëpi, për ti treguar këngëtarit se nëna e tyre është në spital, dhe ka nevoj për të.

Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht.

E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.

Pavarësisht kësaj situate të vështirë, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.

“Unë dua që Bardhi të bëj atë që totalisht i do zemra,dhe në qoftë se zemra e tij e ndjen që duhet të jetë pranë nënës, absolutisht që ka marrë vendimin më të mirë. Por unë jam jasht, kam parë dhe kam dëgjuar. Dhe nëse kjo situatë shkon ashtu siç unë kam menduar, unë nuk do të hesht. Dua të jem shumë e kujdesshme, nuk është momenti, duhet respektuar ajo që Bardhi është duke bërë, dhe arsyen pse po e bën. Kam rezervat e mia ndaj palëve të treta që nuk janë familjarët e Bardhit”, tha ajo.