Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fotografia që ngre shumë dilema, ku dhe kur u takuan Marko Gjuriq dhe Milan Radoiçiq?

 
   

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, janë takuar në një restorant, siç shihet në një foto që është shpërndarë nga mediat dhe përdoruesit e rrjetit social “X” të shtunën në mbrëmje.

Gjuriq dhe Radoiçiq shihen të ulur vetëm në një tavolinë në një restorant, ndërsa përdoruesit e rrjetit social “X” kanë thënë se fotoja është bërë në Serbi.

Siç raporton “N1“, nuk dihet se kur ka ndodhur takimi i ambasadorit serb në SHBA dhe Radoiçiqit, i cili është nën sanksionet amerikane për korrupsion dhe i njëjti po kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për shkak të kryerjes së sulmit të armatosur në Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre serbë.

Ata që kanë shpërndarë këtë foto pohojnë se ajo tregon se Marko Gjuriq do të jetë kryeministër i Serbisë/

Ka qenë pikërisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një muaj më parë në Nju Jork, prej ku ka dërguar mesazh se Gjuriq po kthehet në Serbi dhe se beson se do të ketë “një nga postet më të rëndësishme në vend”.

Profesori në Universitetin e Grazit dhe njohës i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka shkruar në rrjetin “X” se Gjuriq shihet si kryeministër i ri, duke reaguar ndaj lajmit se Ana Brnabiqit iu dha një post i ri – pozita e kryetares së Kuvendit të Serbisë.