Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E ‘sharruan’ me plumba! E shkuara e dyshimtë e boksierit shqiptar

Zbardhen detaje të reja rreth boksierit shqiptar, Besar Nimani, që u vra këtë të shtunë në Gjermani, në qytetin e Bielefeld. Sipas mediave, ishin familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019.

Por kjo nuk ishte hera e parë. Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

Sipas gazetës gjermane Landes-Zeitung, ai ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëhej fjalë për betejë për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld.

Raportohet se në atë kohë ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave dyshohet i përkiste ai, dhe një grupi tjetër me prejardhje turke.

Por, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Gjermanisë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ngjarje e para një dekade.