Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fotoja me Radoiçiq, Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës

 
   

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka reaguar pas publikimit të një fotografie të tij duke qëndruar së bashku me Milan Radoiçiq.

Gjuriq përmes një postimi në rrjetin social X tha se nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve tjerë keqdashës për asgjë, por se do të ishte i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e kthimit të tij në Serbi.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk i kam turpëruar asnjëherë kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe më pëlqen të takohem edhe sot e kësaj dite, jam takuar shumë herë, në kuadër të punës sime, edhe me udhëheqës të shumtë shqiptarë, të cilët janë të akuzuar nga drejtësia vendase dhe ndërkombëtare për luftë të papërshkrueshme e krime kundër popullit tim”, tha Gjuriq.

Gjuriq ka theksuar se në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha.

“Kjo ka qenë gjithmonë më e vështirë për mua personalisht. Si dhe takimet që kam pasur me etno-nacionalistët Kurti dhe Sveçla të cilët “shkelin brutalisht” të drejtat elementare njerëzore të serbëve në Kosovë dhe kanë gjak të pafajshmëve në duart e tyre. Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres të ballafaqohen me të gjithë së bashku”, ka përfunduar ai.