Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Gjëja që mua ma ka shpifur më shumë kur kam dalë jashtë…”, Sara rrëfen dhimbjen: Ka ardhur nga Zoti (Video)

Sara, ish-banorja e BBV, e cila u eleminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e së martës , është shndërruar në një ndër personazhet me të komentuar së fundmi në media.

Ditën e sotme, ajo ka qenë e ftuar në programin “Big Brother Fan Club”, ku ka folur për eksperiencën e saj ne BBV, e cila zgjati 52 ditë.

Sara ka folur gjithashtu edhe për komentet negative me të cilat ajo është përballur kur ka dalë jashtë, kryesisht rreth rrëfimit të saj humbjen e një fëmije.

“Gjëja që mua ma ka shpifur më shumë kur kam dalë jashtë, ishin komentet ku thuhej se si mund të rrijë Bardhi me një femër të tillë, e cila heq një fëmijë cdo muaj, turp t’i vijë. Këto komente kanë qenë nga femrat. Për të sqaruar dicka, fëmija ka qenë shumë i planifikuar, shumë i dashur nga të dyja palët. Kam qenë në një marrëdhënie shumë të rregullt.Ka ardhur nga Zoti, ka ardhur nga problemet e mia shëndetësore, të cilat ishin të ludhura me shqetësimin mbi dicka tjetër që po më ndodhte në familje dhe ka qenë dicka shumë spontane, e ardhur nga Zoti. Nuk kam shkuar unë ta bëj këtë gjë, nuk do e bëja kurrë”.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)