Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar të gjithë komunitetin mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai ka publikuar disa foto nga zona e vjetër e kryeqytetit ku gjenden xhamitë dhe ka thënë se është atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë.
Postimi i plotë i tij:
🌙Urime Muaji i bekuar i Ramazanit për të gjithë komunitetin mysliman.
Atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë në zonën e vjetër të kryeqytetit. Për këtë u bindëm bashkë me Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim ef. Tërrnava, teksa ecëm përgjatë rrugës “Ibrahim Lutfiu”, ku gjithçka dukej më ndryshe, më e gjallë dhe e ngrohtë.
Qytetarë të dashur ju mund të kryeni ritualet fetare në xhaminë qindra vjeçare, Xhaminë e Gurit, e cila gjendet në fillim të rrugës, apo në dy të tjerat, “Jashar Pasha” dhe Xhamia e Mbretit, të cilat e bëjnë këtë zonë më të veçantën në Ballkan. Ju rekomandoj të vizitoni pjesën historike të Prishtinës.