Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e sheh si të vështirë bashkimin e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit.“Çështja e bashkimit të opozitës në një front politik të përbashkët, nuk është e lehtë për shumë arsye. Çështja që ka qenë diskutabile, për t’u bashkuar krahu i luftës me krahun e paqës për shumë arsye besoj që nuk është pengesë”, tha Haliti.
“Pengesë e shoh atë se cili nga liderët e tri partive do të zgjedhet për ta drejtuat politikisht, strategjikisht dhe cili person do të del në ballë të luftës politike. Pra nuk është e lehtë për të arritur dakordësi”, tha Haliti për GazetaBlic.
Tutje ai thotë se vetëm protestat popullore do ta detyronin Qeverinë që të thërras zgjedhje të reja.
“Fakti që asnjëri subjekt opozitar nuk ka arritë të krijojë kauzë të mbështetur nga populli, inteligjenca e rinia që do duhej të ishte promotor për një lëvzije që kundërshton politikat e Qeverisë të cilat kanë stagnuar zhvillimin ekonomik të Kosovës, kanë prishë marrëdhëniet me SHBA e BE dhe nuk kemi asnjë njohje ndërkombëtare”, tha ai.“Mendoj që protestat popullore nëse nuk do të organizoheshin do ta detyronin Qeverinë që të thërras zgjedhje të reja”, tha Haliti për GazetaBlic