Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, viktima punonte kamarier, eci i plagosur disa metra por…

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Fier paraditen e sotme (11 mars) ku një 19-vjeçar u godit për vdekje me thikë.

Sherri mes tij dhe autorit të dyshuar Florjan Muka raportohet se ka nisur në rrjetet sociale.

Mësohet se ditën e sotme, rreth orës 11:30, viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik dhe gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun.Sipas dëshmitarëve konflikti dyshohet se ka nisur poshte urës së Gjanicës dhe 19-vjeçari me iniciale G. B., në përpjekje për të shpetuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit, por nuk i mbijetoi dot plagëve.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe shoku i viktimës, i cili mësohet se ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

20-vjeçari me iniciale O. S., iu është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i dyshuar u arrestua pas krimit.

Viktima raportohet se punonte si kamarier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit të Fierit dhe njihej si djale i mirë dhe i sjellshëm. Ai ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” ne degën TIK dhe ditën e sotme ka bërë vetëm dy orë mësim, duke braktisur orët e tjera të mësimit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

Emri/ Vrau një 19-vjeçar dhe plagosi të riun që ndërhyri në sherr, kush është autori i ngjarjes në FierFlorjan Muka, është 18-vjeçari i cili vrau me thikë pas një konflikti për motive të dobëta një 19-vjeçar dhe la të plagosur një tjetër, i cili ndërhyri mes tyre për të shuar sherrin.

Policia në një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë, bën me dije se Florjan Muka plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei Bihucin, 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Po ashtu, në spital për ndihmë mjekësore është paraqitur edhe 20-vjeçari me iniciale O. S., i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar sherrin me të rinjve është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Muka ndërkohë është vënë në pranga dhe është shoqëruar në Polici, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Sherr me thika në Fier, humb jetën adoleshenti, plagoset 20-vjeçari që ndërhyri në konfliktNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit paraditën e sotme.

Disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe debati ka agravuar në përleshje fizike.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Gjatë sherrit është plagosur edhe një 20-vjeçar, i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Ndërkaq policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, 18-vjeçarin, F.M.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.