Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri në fabrikën e Drenasit nuk ndalet, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR’it

Një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas është kapluar nga zjarri. Edhe pas intervenimit të zjarrfikësve ende nuk është arritur që zjarri të shuhet.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, e ka kërkuar ndihmën e KFOR-it që të nisin helikopterë për me e zvogëlu zjarrin.

Ai ka thënë se janë duke u shkaktuar dëme edhe të fshatarët.

“Iu shprehi keqardhje pronarëve të fabrikës të cilëve u është bërë një dëm i madh. Por, siç po e shihni dëmi është më i madhe sepse është një dëm ekologjik. Tashmë ne kemi marrë ankesat e parë prej fshatrave, ku fshatarët po dëmtohen nga ky tym që po del nga kjo fabrikë. Unë i kam njoftu edhe institucionet qendrore, e kam njoftu edhe ministrin e Brendshëm, i cili po i ndërmerrë të gjitha masat për të ardhë edhe forca tjera”.

“Kam kërkuar që edhe KFOR-in nëse kanë mundësi, me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë edhe me zvogëlu sa ma pak këtë zjarr. Zjarin nuk mund të fik askush, pasi është plastik”, ka thënë Lldarovci.

Ndërkaq zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen por që zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.