Banka Postare e Kursimeve e Serbisë ka ngritur disa degë mobile të improvizuara në afërsi të katër pikave kufitare me Kosovën: Jarinje, Bërnjakë, Konçul dhe Merdar.
Pas kësaj ka reaguar ekspreti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai ka thënë se Serbia në këtë rast po e sfidon vetveten, madje duke u detyruar që edhe ta pranojë sovranitetin e Kosovës.
Sipas tij, në foto e publikuar janë tre pika që dëshmon se Serbia i ka kuptuar.
Postimi i plotë:
Pra Serbia po sfidon vetveten 🙂🙃!
Populli thotë: Kur nuk ke çfarë të bësh, shko dhe luaje deren !
Pra, Beogradi ka mbetur dëshmitar i një loje të vetvetes duke u përpjekur të përçojë ndikim brenda sovranitetit të Kosovës dhe që u detyrua të pranonte atë pra :
a. Sovraniteti i Kosovës
b. Integriteti i Kosovës
c. Institucionet e Kosovës
Janë tani tri pika që Serbia me kete foto po na dëshmon që i ka kuptuar .