Në emisionin e fundit të debatit Pressing, temë diskutimi ishte “Pushteti i VV’së dhe UÇK’ja’. Por një fjali e autorit të emisionit, gazetarit Leonard Kërquki, për PDK-në, ka bërë që deputeti i kësaj partie të mos ia kthente fare gazetarit, kur ky i fundit i shprehë mirëseardhje në emision.
“5, 6 dhe 7 marsi janë momente për të kujtuar sakrificën e Familjes Jashari dhe atë se ku kemi qenë ne si shqiptarë.
Zakonisht, politikanët kanë tentuar të përvetësojnë përvjetore, heronj apo edhe ushtri.
Nëse PDK dikur e kishte përvetësuar – kushtimisht po themi UÇK-në, ajo që shohim sot nga Vetëvendosje, nga pushteti actual, disi njëfarë përvetësimi të Familjes Jashari”, tha Kërquki.
Por, në momentin kur i uron mirëseardhje deputetit Berisha, ky i fundit nuk ia kthen fare.
“Sonte kam të ftuar deputetin e PDK-së, Hysen Berisha, Mirëmbrama zoti Berisha mirë se erdhe. Tungatëjeta”, thotë Kërquki.
Më pas, kur fillon emisioni, Berisha tregon se nuk ia ktheu fare përshëndetjen, shkaku i fjalisë “Nëse PDK dikur ka përvetësuar UÇK-në”.