Më 21 prill do mbahet votimi në katër komunat veriore për largimin e kryetarëve aktual.
KQZ-ja ka marr këtë vendim.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu thotë se ekziston mundësia të kthehen sërish serbët në komuna.
Ai tha se KQZ në vend se të çregjistroj si parti Listën Serbe e financoj me 300 mijë euro.
“Ekziston mundësia, e rrezik nuk është që serbët të kthehen sërish në komunat veriore. KQZ e financoi Listën Serbë në vend se ta diskutoj çështjen dhe bazën ligjore dhe ka pasur mjaft elemente për ta çregjistruar si parti politike por i dhanë 200-300 mijë euro. Veprim i subjektit politik i cili është toksik në kuptimin elektoral, demokratik e politik është helmues, rrënues në aspektin e veprimit nuk vepron në hapësirën ligjore që ka por kundërtën e saj”, theksoi Baraliu.
Baraliu thotë se mundësia si parti të veproj Listës Serbe nuk është dashur ti jepet.
Ai tha se nga frika e ndërkombëtarëve po tolerohen disa gjëra nuk bëhen.
“Ata që dalin dhe e përbëjnë shumicën dhe votojnë dhe nuk është e habitur që votohen, por mundësia Listës Serbe nuk është dashur t’i jepet. Ndërkombëtarëve po i frikohen këto institucionet tona, frikës ndaj tyre po tolerojnë gjëra që nuk tolerohen”, ka përfunduar Baraliu.
Në mbledhjen e së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.
Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.
Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tregoi Elezi.