Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan, me të cilin kanë biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Bhuiyan për progresin që po arrin Kosova në shumë fusha duke përfshirë edhe nivelin e demokratizimit të vendit, të cilin e konfirmoi së fundi edhe instituti suedez, V-Dem, në raportin vjetor të demokracisë.
“Me ambasadorin nga Bangladeshi, Ministrja Gërvalla foli edhe për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe mbështetjen e Bangladeshit për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.