Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qerkini: Sami Lushtaku nuk është i dyshuar nga Specialja

 
   

Avokati i Sami Lushtakut, Artan Qerkini, ka ritheksuar se klienti i tij nuk është i dyshuar nga Gjykata Speciale, anipse të premten e javës së kaluar iu konfiskua telefoni.

Qerkini tha se konfiskimi i telefonit të Sami Lushtakut, përbën cenim të privatësisë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

“Sikurse herave të kaluara Lushtakut I është konfisku telefoni. Kur thash herave të kaluara e kam fjalën për personat e tjerë. Kjo procedurë e konfiskimit është e njohur… Edhe Lushtakut I është konfiskuar telefoni mobil, i vetmi veprim ka qenë konfiskimi I telefonit, s’ka pasur tjetër procedurë. Kjo procedurë ështëzhvilluar në objektet e EULEX-it sepse edhe procedura e konfiskimit të telefonit këkron disa formalitetet dhe ato janë bërë në zyrat e EULEX-it”, tha ai.

Sipas tij është e pakuptimtë që të konfiskohet telefoni i dikuj që nuk është i dyshuar.

“Ashtu do duhej të ishte, mirëpo vendimi që është lëshuar nga gjykata, nuk lë të nënkuptohjet se Lushtaku është i dyshuar, vërejtjet e mia ishin në drejtim të asaj që nuk mund të ketë invazion aq të madh në privatësi e i cili nuk është i dyshuar. Një person i cili është i dyshuar se ka kryer ndonjë vepër penale prandaj edhe pritshmëritë e ati personi për privatësi janë të vogla. Interesi publik e dominon privatësinë, mirëpo nëse nuk e ka statusin e dyshuarit dhe ia marrin telefonit përbën cenim të privatësisë dhe që bie ndesh me nenin 8 te konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, tha ai.

Veprime të tilla sipas Qerkinit Gjykata Speciale i ka bërë edhe ndaj personave të tjerë.