Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Zhegrova kanë ndezur dekorimet për muajin e Ramazanit në sheshin “Hasan Prishtina” të Vushtrrisë.
Kjo është hera e parë që në Vushtrri dekorohen hapësirat publike me rastin e muajit të Ramazanit.
Kryetari Idrizi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar te Allahu i Madhërishëm, si dhe solidaritet ndaj njëri tjetrit, ju uroj fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi.