Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit, ka reaguar organizara “Ta pastrojmë Kosovën, duke thënë se janë të shqetësuar thellë nga ky lajm.
Përpos që ndjejnë keqardhje për humbjet e bizensit në fjalë, nga kjo organizatë kanë theksuar se janë të shqetësuar nga dëmet që janë shkaktuar në mjedis, duke u liruar substanca të dëmshme.
“Djegia e tonelatave të plastikës dhe produkteve të prodhuara, përveç dëmit material, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis, duke liruar substanca të dëmshme si Dioksidi i sulfurit (SO2), Azoti (NO2), dhe Monoksidi i karbonit (CO), të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe shqetësimeve respiratore”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se është jetike që të gjithë akterët përgjegjës të marrin hapa të menjëhershëm për të adresuar këto shqetësime serioze për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit.
“Ne qëndrojmë në krah të komunitetit dhe shprehim solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje. Është jetike që të gjithë akterët përgjegjës të marrin hapa të menjëhershëm për të adresuar këto shqetësime serioze për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit”, thuhet në reagimin e organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”.