Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Mbrëmë rreth orës një pas mesnate në Shtaricë të Klinës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 00:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shtaricë të Klinës. Policia dha ambulance kanë dalur menjëherë në vend ngjarje, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një prej të lënduarve. Tre të lënduarit tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi.