Prokuroria e Durrësit vijon të hetojë rrethanat e vrasjes së kryefamiljarit, Pëllumb Meta. Për këtë janë arrestuar tre fëmijët e tij, të cilët dyshohet se krimin kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Së fundi, hetimet kanë zbuluar se në pistoletën që është përdorur për të vrarë Pëllumb Metën janë gjetur gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël, Amarildo Meta.
Fatjon Softa, eksperti i kriminalistikës i ftuar në një studio televizive, beson se autori i vrasjes së Pëllumb Metës është jashtë familjes, por gjithsesi kjo pistë mbetet për t’u zbuluar nga hetimet.
“Nuk është se ndryshon gjë, veç faktit që kjo armë është më gjurmët e tre personave. Dyshimet janë të vajza dhe djali i madh dhe për këtë gjë kanë bërë disa eksperimente, për mënyrë se si vajza përdor armën dhe kanë vajtur në konkluzion se vajza di të mbush dhe të përdorë armën. Unë kështu e analizoj mundësinë që të kemi një vrasës, i cili vjen nga jashtë familjes”, tha ai.