Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bananet pritet të shtrenjtohen në të gjithë botën

Bananet pritet të shtrenjtohen pasi ngrohja globale do ta prekë frutën e famshme, ka thënë një nga ekspertët më të njohur të industrisë.

Pascal Liu, ekonomist i lartë në Forumin Botëror të Bananeve, thotë se ndikimet klimatike përbëjnë një “kërcënim të madh” për furnizimin, duke komplikuar ndikimet e sëmundjeve që përhapen me shpejtësi.

Forumi mblidhet në Romë të martën për të trajtuar sfidat me të cilat përballet fryti.

Disa dyqane në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjetuar kohët e fundit mungesë bananesh për shkak të stuhive të detit, raporton BBC.

Në mbështjellësin e saj të verdhë natyral, banania ushqyese dhe e shijshme është fruti më i eksportuar në botë.

Vetëm Britania e Madhe importon rreth 5 miliardë banane çdo vit, me rreth 90% të shitur përmes supermarketeve kryesore.