Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

ARB: Mbi 1 milionë euro qytetarët e Kosovës shpenzojnë për vikend në Greqi

 
   

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 .

Në njoftim thuhet se 1 milionë euro po shpenzojnë kosovarët për vikend në Greqi.

“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish Jugosllavini .

Greqia po bëhet vendi më I preferuar i Kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti,që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë€ për konsume ,sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës.

Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8€”, thuhet në njoftim.