Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti pas blerjes së kamionëve ushtarakë: Mbrojtje e siguri për shtetin tonë

 
   

Modernizmi dhe fuqizimi i FSK-së janë qendrore drejt objektivit për anëtarin në NATO ka pohuar kryeministrit, Albin Kurti.

Këtë deklarim i pari i Qeverisë e bëri pas inaugurimit Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike dhe vizitës që i bëri kazermës së FSK-së t për t’i parë nga afër kamionët ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

“Mbrojtje e siguri për shtetin tonë. Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Kurti në Facebook.