Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet të takoj nesër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Burime nga Partia Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se lideri i PDK-së do të takohet të mërkurën me emisarin amerikan dhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Zyrtari i lartë amerikan po qëmdron në Kosovë për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend e rajon.
E, gjatë ditës së martë Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shtuar se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie.
Ai ka thënë se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës. Ndër të tjera vendimin për dinarin e ka quajtur “katastrofal”