Analistja Zana Avdiu dyshon se nga video e Princ Lekës dhe këngëtares Elia Zaharia, Princ Leka ka dashur të dukej si viktimë.
“Dhuna nga cilado anë që vjen nuk është e mirë aspak. I gjori Lekë, po s’dukej bash ashtu viktimë së paku jo në sytë e mi”, tha Avdiu në Pressing, transmeton Express.
“Flitet për shenja në trup, shenjat janë shfaq nga ana e zonjës Zaharia dhe prokuroria flet për shenja në trup të babait të Elias dhe zonjës Zaharia. Siç është publiku kjo video, ku po sulmohej princi do të doja të shihja edhe pamjet që janë fotografuar sepse nuk mendoj që nuk do t’i publikonin edhe ato pamje po të kishte shenja në trup”, u shpreh ajo.
“Ma jep përshtypjen nga video që është xhiruar se “është dashur të dukej si viktimë”, tha Avdiu për Princ Lekën.