Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Behadini: Princi Leka ma pagoi kafen, një herë s’pranova, por pastaj insistoi

Në “Pressing” të T7 është folur për ngjarjet që ndodhën në pallatin mbretëror në Shqipëri.

Rita Behadini, aktiviste, tha Princi Leka ia kishte paguar një kafe, teksa shtoi se nuk e kishte njohur.

“Unë kam qenë në Tiranë, Princin nuk e kam njoft, e kam parë në fotografi por kur e kam parë nuk e kam njohur. Meqë ai nuk e kishte një meny te tavolina e vet, më kërkoi dhe ia ofrova. Pastaj më tha a mundem ta paguajë kafen. I thash pse, sepse unë nuk kam dëshirë askush të ma paguajë kafen, e paguaj vet. Kam qef tha dhe e lejova ta paguajë”, ka thënë ajo.