Një debat me tone të larta ka ndodhur mes banorëve në BBV, ku Romeo është përplasur me Julin, Eglën, Erjolën dhe Ledjonën, lidhur me ndarjen e tij nga Heidi, për të cilën banorët mendojnë se Romeo e përdor për lojë.
Gjatë përplasjes, Juli i është drejtuar Romeos duke i dhënë një presh, ndërsa ky i fundi i është përgjigjur duke i thënë “deri sa lart mund të fluturosh me këtë ti?”.
Edhe Erjola ka reaguar tepër e revoltuar ndaj Romeos, duke i thënë “e vërtetove që nuk di të bësh gjë tjetër përveç se të përdorësh femrat”.
juli preshi
Pjesë nga debati:
Juli: Merre (i drejton presh)
Romeo: Deri ku mund të fluturosh me këtë ti? Ca i ke këto
Juli: Një lule për ty, se këtë e meriton sot, të ka hyrë vetja në qejf.
Egla: Juli lerë se gjynah. Po të këshilloj të mos më përmendesh më fjalën ushtar.
Erjola-Romeos: E vërtetove që nuk di të bësh gjë tjetër përveç se të përdorësh femrat.
Romeo: Je normale ti moj, zgjohu ma argumento si?
Juli: Merr preshin, është në dëlir sot ky dhe po ja jap.
Romeo: Pse të ka ikur ngjyra.
Juli i fërshëllen dhe i drejton sërish preshin.
Romeo: Po të ngeli preshi në dorë o lumadh, gjeji vendin, përdor fantazinë.
Juli: Merre ti. O viktimë. Bravo, bravo (e duartroket).