Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diplomati britanik: Ka një zgjidhje për çështjen e dinarit në Kosovë

 
   

Profesori Timothy Less i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit deklaroi në një intervistë për mediat serbe se nuk mendon se ndalimi i dinarit në Kosovë kërcënon rrënjësisht pozitën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ai beson se ata mund të përdorin eurot dhe të vazhdojnë të jetojnë pak a shumë si deri tani, me kushtin që Serbia të jetë “e gatshme të financojë institucionet paralele dhe të paguajë pensionet dhe ndihmën sociale në euro”.

“Kjo çështje nuk është aq praktike sepse ka një zgjidhje, është më shumë çështje e indinjatës së serbëve për të pranuar lëvizjen e Kosovës, e cila në nivel simbolik dërgon mesazhin se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, dhe dëshmia e kësaj është se Kosova nuk e përdor dinarin, gjë që sigurisht serbët nuk e pranojnë, veçanërisht serbët që jetojnë në Veri të Kosovës dhe që duan të mbeten pjesë e Serbisë dhe që e shohin veten si pjesë e Serbisë”, thotë Less, ish-ambasador britanik në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai tregon se SHBA-të dhe Evropianët e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre se nuk e pranojnë imponimin e njëanshëm të euros dhe ndalimin efektiv të përdorimit të dinarit në rrjedhat e përditshme financiare, por i kanë thënë Kosovës që këtë ta negociojë brenda kornizës të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.