Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, ku si pasojë janë dëmtuar dy zyre.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai pohoi se nga hetimet e para dyshohet se ka të bëjë me zjarrëvënie nga tre persona të panjohur.

“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe tê Zjarrëfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intenzive. Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti. Për informata tjera ju nioftojmë më pas”, thotë Veseli./Paparaci