Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, autori: Nuk e njihja viktimën, konfliktin e kisha me shokun e tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci, i cili mbeti i vrarë paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit.

Këtë të mërkurë, është konfirmuar që viktima është vrarë gabimisht nga Florian Muka dhe ka ndërhyrë vetëm në momentin kur ka devijuar sherri, për t’i ndarë.

Në këtë konflikt, ka pasur dhe dhunë fizike dhe kjo ka bërë që ai të ndërhyjë. Muka ka deklaruar se nuk e njihte viktimën dhe se konfliktin e kishte me shokun e tij.

Sipas gazetares Valbona Davidhi, policia e konfirmon që është vrarë pa qene objektiv i një sulmi.

Sakaq, blutë theksojnë se të rinjtë janë takuar në qendër të Fierit krejt rastësisht.

Më herët, u raportua se një “like” në rrjetin social “Facebook” në profilin e një vajze, dyshohet të ketë qenë origjina e sherrit mes të rinjve, nga ku mbeti i vrarë Grei Bihuci.