Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të mbrojë vendimin e shefit të tij në VV, kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me tokat e Manastirit të Deçanit.
Manxhuka ka shkruar se zbatimi i vendimit të tokës së Manastirit të Deçanit është një kusht për anëtarim në Këshll të Evropës.
“3. Raportet ka listuar disa kushte që lidhet me një nga shtyllat kryesore të KE-së si Sundimi i Ligjit – Këtu ata e kanë futur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të vitit 2016.” – shkroi ai.
Tutje, Manxhuka ka shkruar se vendimi për tokat është i padrejtë.
“6. Edhe për VV-në edhe për Kryeministrin Kurti vendimi i GjK-së nuk është i rendit ‘’të pëlqimit ose jo’’ sepse e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi që është i padrejtë.
7. Në Republikën e Kosovës nuk ka instancë më të lartë se ajo që ka vendosur kështu me 2016. Prandaj, qeveria nuk ka mjete juridike legale për ta kontestuar, apo anuluar.” – shkroi ai.