Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), u ka bërë sot thirrje bizneseve vendore për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit në Kranjska Gora të Sllovenisë, më 22 mars 2024.
Kjo me qëllim të promovimit të kompanive kosovare, rritjes së investimeve, si dhe rritjes së gamës së produkteve për eksport në tregjet ndërkombëtare.
Forumi si fokus të veçantë do të ketë realizimin e takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe bizneseve sllovene, përmes bashkëpunimit me agjencinë homologe sllovene për zhvillim të biznesit Spirit Slovenia, thuhet në njoftimin e MINT-it.