Analisti politik, Arton Demhasaj e ka vlerësuar si të quditshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit dhe ato të regjistrohen në Kadastrin e Kosovës.
Demhasaj ka thënë se vendimi para takimit të Kurtit me Escobarin për të ka qenë befasues.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndryshuar qasjen e tyre që jo vetëm për korrupsion mund të vedosesh në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara por edhe për pengim të sigurisë dhe proceseve të ndryshme. Unë e kam konsideru si një lloj kërcënimi dhe mu është dukur e quditshme pse pikërisht sot zotëri Escobar erdhi në Prishtinë dhe ende pa u takuar me Kurtin sot e murr vendimi. Pra nuk e priti për neser por e mur vendimin që tha se tokat e Manastirit të Deçanit që janë dhënë me vendim të kohës së Millosheviqit dhe që pastaj Kushtetuesja e ka njoftë atë vendim, të zbatohet ai vendim dhe ato toka të regjistriohen në Katastrin e Kosovës. Duke anashkaluar një kundërshtim lokal që ka ekzistu që komuna e Deçanit qe sa vite, madje kryetari i Komunës ka rreziku edhe me shku në burg sepse moszbatimi… Tash nuk kanë autoritet qëndror, është Agjencioni Katastral, ai ka vendim prej qeverisë dhe nuk ka tjetër rrugë pos ta zbatoj vendimin e qeverisë. Unë nuk shoh që ka rrugë tjetër në këtë sepse beteja ligjore ka përfundu”, tha Demhasaj.
Madje Demhasaj, nuk fajësoi kryeministrin Kurti për një vendim të tillë pasi sipas tij, nuk ka pasë rrugëdalje tjetër përveç të zbatohet, por që sipas tij, Kurti është dashur të paktën të shkojë në Deçan për ta diskutuar këtë “problem”.
“Unë mendoj që Kurti së paku është dashtë me bë një vizitë në Deçan. Qe tri vite që është kryeministër përpos kur ka shku në fushatë me kërku vota, nuk ka shku në Deçan. Unë mendoj që është dashtë me u taku me strukturat lokale atje me ditë pak ma mirë se çka është problem i saj, sepse përndryshe nuk ka pasë rrugëdalje tjetër. Është dashtë ai vendim me u zbatu sepse është nxjerrë, kështu që nuk e fajësoj pse po zbatohet vendimi por po e fajësoj pse nuk është shku pak me diskutu për këtë problem”, tha Demhasaj.