Ish deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Albin Kurti nuk ka fare strategji në dialogun me Serbinë.
Sipas tij, kjo qeveri e ka degraduar dialogun që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Abazi ka thënë se Kurti do të bëjë kompromise të pakalkuluara.
“Unë kam frikë se sa me shumë që t’i ofrohemi kohës së zgjedhjeve duke tentuar që të shënohen disa momente të afërsisë me bashkësinë ndërkombëtare si pika me e dobët e kësaj qeverisje do të jetë që të bëjë kompromise të pa kalkuluara fare”, ka thënë Abazi.