Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmet i fuqishëm në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

 
   

Një tërmet i ndodhur në 04:06 të ditës së enjte ka zgjuar nga gjumi qytetarët e Malit të Zi.

Kështu raportojnë mediat atje, sipas të cilave, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

“Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi”, shkruan Pobjeda.me.

 Image
 Të dhënat 
 

Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ndërkohë siç vë në pah Vijesti.me, Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, dhe vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.