Një vrasje brutale është regjistruar në Turqi ku një 46-vjeçar ka goditur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Mësohet se autori kishte goditur 16 herë me thikë gruan dhe 12 herë vajzën e tij. Ngjarja u regjistrua pak pas mesnatës së së mërkurës në Erzurum të Turqisë.
Sipas mediave turke, Zulkuf Boskun goditi për vdekje gruan e tij infermiere 44-vjeçare Kadriye pas një debati dhe vajzën e tij 20-vjeçare, Asude pasi ajo u përpoq të ndalonte babain e tij. Sipas informacioneve të para, vrasja e dyfishtë ka ndodhur në orën 00:20 në një banesë në katin e pestë të një pallati në Erzerum.
Duke dëgjuar përleshjen, Asude, e treta nga katër fëmijët e familjes, shkoi në dhomën e gjumit ku ishin prindërit e saj. Në një moment Zulkuf, i cili raportohet se vuante nga probleme psikologjike, mori një thikë nga kuzhina dhe sulmoi duke plagosur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Kur motrat e autorit dëgjuan zërat e nënës dhe vajzës, hynë në dhomë dhe tentuan t’i hiqnin thikën nga duart e Zulkufit, i cili megjithatë vazhdoi të godiste me thikë dy viktimat.
Pasi nënë e bijë ranë pa ndjenja nga gjakderdhja, Zulkuf u ngrit në këmbë para se të arrestohej disa orë më vonë. 46-vjeçari punonte për 23 vite si mësues i Gjeografisë në shkolla dhe ishte shtruar në spital për probleme psikologjike.
Kıskançlık cinneti; hemşire eşi ve kızını öldürdü #SeyFer #Bahar #Mogan
Mehmet Akif Ersoy / Hamza Dağ / Atletico Madrid /Buket Aydınhttps://t.co/Ap7p5JJ8S7 #sondakika erzurum pic.twitter.com/GBNEtVkqYX— analiz360 (@analiz360haber) March 14, 2024