Mbrëmë dy persona janë rrahur fizikisht në bufenë e RTK’së. Lajmin për Insajderin e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se është intervistuar një person në cilësinë e të dyshuarit, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast, policia ka jap detaje, ku bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, më saktësisht frakturë të hundës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e PK.